DREJTORIA E PËRGJITHSHME RREGULLATORE DHE PËRPUTHSHMËRISË NË TURIZËM E MJEDIS

DREJTORIA E PËRGJITHSHME RREGULLATORE DHE PËRPUTHSHMËRISË NË TURIZËM E MJEDIS

  • Garantimi i kuptueshmërisë ligjore, monitorimi dhe harmonizimi i akteve rregullatore me Kushtetutën, kodet dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.
  • Mbështetja ligjore e veprimtarisë dhe aktivitetit të strukturave të MTM, në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi, me objektivat dhe programin e Qeverisë.
  • Mbështja e Drejtorive të Politikave për hartimin dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar, në fushën e zhvillimit të turizmit dhe atij të mjedisit, me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, duke propozuar, plotësimin, përmirësimin, ndryshimin, me qëllim harmonizimin dhe përsosjen e këtij legjislacioni, me praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

  1. DREJTORIA E PROGRAMIMIT, STANDARDIZIMIT DHE HARMONIZIMIT TË KUADRIT RREGULLATOR
  • Garantimi i kuptueshmërisë ligjore, monitorimi dhe harmonizimi i akteve rregullatore me Kushtetutën, kodet dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.
  • Mbështetja ligjore e veprimtarisë dhe aktivitetit të strukturave të MTM, në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi, me objektivat dhe programin e Qeverisë.
  • Mbështetja e Drejtorive të Politikave për hartimin dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar, në fushën e zhvillimit të turizmit dhe atij të mjedisit, me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, duke propozuar, plotësimin, përmirësimin, ndryshimin, me qëllim harmonizimin dhe përsosjen e këtij legjislacioni, me praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

  1. DREJTORIA E INTEGRIMIT, KOORDINIMIT, MARRËVESHJEVE DHE ASISTENCËS
  • Koordinimi dhe monitorimi i punës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe  institucioneve të varësisë për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit dhe të gjitha aktiviteteve në këtë kuadër;
  • Koordinimi, ndjekja dhe raportimi mbi ecurinë dhe produktin e të gjithë projekteve me financim të huaj dhe me buxhet shteti, për të cilat MTM është përfituese direkte.

 

  1. DREJTORIA E DERREGULLIMIT, LEJEVE, LICENCAVE DHE MONITORIMIT
  • Hartimi i politikave derregulluese për çështjet që lidhen me thjeshtësimin, lehtësimin dhe zvogëlimin e pengesave në menaxhimin e standardeve në fushën mjedisore dhe në gjithë fushat e përgjegjësisë së MTM-së.
  • Sigurimi i Acquis Mjedisor të BE-së, zbatuar në Shqipëri, në lidhje me standardet e VSM, VNM dhe standardeve të tjera mjedisore, duke siguruar shpërndarjen më me drejtësi të burimeve, në mënyre më efiçiente, duke rritur inovacionin, produktivitetin, investimet dhe konkurrueshmërinë në këtë fushë.