INVESTO NË SHQIPËRI

Politika dhe Vizioni
Turizmi, në vizionin e qeverisës, shihet si sektori që do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm
ekonomik, duke siguruar punësim, nxitje të ndërmarrjeve të vogla e të mëdha, më shumë të
ardhura e më shumë mirëqenie për qytetarët shqiptarë.
Turizmi është tashmë një sektor ekonomik me ndikim të madh që synon të plotësojë kërkesat e
qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj për vizita kulturore, kohën e lirë, shëndetin dhe sportin,
akomodimin, ushqimin dhe argëtimin,etj, duke ndryshuar pozitivisht strukturën ekonomike, duke
krijuar vende të reja pune dhe të ardhura të konsiderueshme, si dhe duke kontribuar në zhvillimin
social dhe ekonomik të vendit.
Projektimi dhe krijimi, i një imazhi cilësor dhe të qëndrueshëm të Turizmit, në Shqipëri,
nëpërmjet përdorimit të sigurt dhe të kontrolluar të burimeve dhe potencialeve lokale, duke u
fokusuar në atë çka, Shqipërinë, e bën unike dhe duke garantuar shërbime, në përputhje me
standardet ndërkombëtare, janë kyçi për garantimin e zhvillimit të turizmit të përgjegjshëm dhe
të qëndrueshëm në vend.
Shqipëria është një vend strategjik për sigurinë, paqen dhe prosperitetin e Ballkanit, Mesdheut
dhe Evropës. Ajo ka fituar një status dhe rol të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, rrjedhojë
logjike e partneritetit në rritje me të gjithë strukturat e sigurisë rajonale dhe globale pas
anëtarësimit në NATO në prill të vitit 2009. Aktualisht Shqipëria ёshtё në një proces të
rëndësishëm me Bashkimin Evropian, pas hyrjes në fuqi më 1 Prill 2009 të Marrëveshjes së
Stabilizim-Asociimit, liberalizimit tё vizave dhe aplikimit për statusin e vendit kandidat.
Pikësynimet kryesore të politikave në fushën e turizmit janë:
• Vlerësimin e turizmit si sektor strategjik dhe prioritar i ekonomisë
• Mbështetja e turizmit duke krijuar kushte të favorshme ligjore, ekonomike dhe strukturore
për zhvillimin e tij
• Sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit duke krijuar kuadrin e plotë të ligjeve dhe
rregulloreve dhe zbatimi i një procesi të koordinuar planifikimi për të mbrojtur dhe
përmirësuar mjedisin dhe strukturat sociale
• Centralizmi i procesit të planifikimit në turizëm, reformim i institucioneve, agjencive që
merren me turizmin
• Vendosje e rregullt në treg e të gjithë operatorëve ekonomikë në fushën e turizmit (agjenci,
operatorë turistikë, udhërrëfyes dhe struktura mikpritëse).

• Përmirësimi i legjislacionit do të shoqërohet edhe me përmirësimin e të dhënave si mjeti
kryesor për matjen ekonomike të turizmit
• Mobilizim i aktorëve që merren me turizmin dhe komunikim i vazhdueshëm me
komunitetin.
• Kontroll i cilësisë dhe i standardeve në strukturat mikpritëse
Gjithashtu, synojmë të zhvillojmë një platformë të integruar, aktive dhe me impakt social, ku roli
i komunitetit dhe sektorit privat do të jenë çelësi i menaxhimit të sezonalitetit dhe kthimit të
Shqipërisë, në një destinacion turistik për të katër – stinët.
Vizioni i qeverisë për destinacionet turistike kombëtare do të konsolidohen në:
• Alpet Shqiptare – Një destinacion i bazuar në ecjen në mal (trekking), kjo e lidhur me
natyrën, aktivitetin dhe turizmin sportive;
• Plazhet e Jugut dhe kombinimi me malet. Aeroporti i ri në jug do të sjellë një përmirësim të
rëndësishëm;
• Marinat dhe portet kanë një potencial të lartë për thithjen e turistëve të huaj dhe megjithëse
në Shqipëri është rritur hyrja nga deti janë mundësitë të zhvillohen edhe 6 pika të reja
portuale me shkallë të lartë shfrytëzimi;
• Tirana do të vazhdojë të përmirësohet në infrastrukturë për ta kthyer atë në një qender
atraktive për evente të biznesit rajonal dhe vizitorët e fundjavës, por edhe qendër kulturore e
turistike.
Ministria Turizmit dhe Mjedisit për të arritur misionin e saj përmes një menaxhimi të integruar të dy
sektorëve, atë të zhvillimit të turizmit dhe mjedisit, do të bëjë të mundur:
 Bashkimin e dy sektorëve në një qasje të integruar;
 Planifikim – implementim për të mundësuar funksionimin paralel në zhvillimin e turizmit;
 Krijimin e platformave të bashkëpunimit për zbatimin e iniciativave të partneritetit publik-privat.

Fushata ndërgjegjësuese “Pastrojmë, rehabilitojmē, gjelbërojmë Shqipërinë që duam” dhe zbatimi i ligjit, do
të kontribuojë fuqishëm, në zhvillimin dhe zbatimin e vizionit të ri të Qeverisë, për të garantuar rritje
ekonomike të qëndrueshme.

Turizmi

Shqipëria është e vendosur në zemër të Mesdheut dhe shtrihet përgjatë vijës bregdetare të detit
Adriatik dhe Jon. Ajo kufizohet me kufi tokësorë nga Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe lidhet
nëpërmjet detit Adriatik me Italinë.

Vendi ka një tokë prej 28.748 km² dhe ka rreth 450 km bregdet (280 milje, duke përfshirë zonat
e lagunës), me detin Adriatik që kalon nga kufiri malazez në jug deri në Gjirin e Vlorës, nga ku
fillon Deti Jon.
Kryeqyteti, Tirana, është më pak se 2-3 orë larg qendrave më të rëndësishme të Evropës dhe
është një nga kryeqytetet më dinamike në Evropë.
Shqipëria është më pak se 100 km nga Italia.
Shqipëria me bukuritë e saj ofron një vijë bregdetare atraktive dhe me potencial të lartë për t`u
zhvilluar, me plazhe të gjata me rërë të bardhë dhe ujë të pastër;
 Pjesa lindore e detit Adriatik ështe vija bregdetare më atraktive dhe më potencialisht për
t`u zhvilluar, me plazhe të gjata me rërë dhe ujë të pastër;
 Sezon veror i gjatë dhe me diell;
 Afërsi me pjesën më të madhe te vendeve të Ëpës në rrugë ajrore;
 Turizmi detar mbetet padyshim më i kërkuari në mbarë botën.
 Shqipëria është e renditur në vendet arkeologjike, historike dhe fetare:
 Zona natyrale të mbrojtura: 56 Zona të mbrojtura
 Zona ndërkombëtare të mbrojtura: 4 Laguna me rëndësi kombëtare
 Monumente kulturore: ~1600 monumente
 Parqe arkeologjike: 9 parqe
 Vende ndërkombëtare të mbrojtura: 3 vende të mbrojutra nga UNESCO
 Një destinacion botëror i rekomandueshëm

Statistika për turizmin
Tabela e mëposhtme paraqet numrin e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë për
periudhën 2013-2016.

Trendi i vizitorëve të huaj gjatë periudhës 2013-2016

2013
2014
2015
2016

3,255,98
8
3,672,59
1
4,131,24
2
4,735,51
1

Burimi: INSTAT

Rilindja Urbane dhe Rurale në fushën e turizmit
Qeveria nisi programin e madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit. Ky
program, i cili do të shtrihet në 70 qytete, projekti i “Rilindjes Urbane”, qytetet kanë një identitet
të ri dhe model të ri në jetën shoqërore dhe komunitare.
Deri në vitin 2017 janë rikonstruktuar rreth 300 mijë ml rrugë, rreth 20 mijë ml bulevarde dhe
shëtitore, rreth 200 mijë m2 sheshe dhe qendra urbane si dhe qendra historike, rreth 150 mijë m2
parqe. Nga zbatimi i këtyre projekteve, kanë përfituar mbi 1.8 milionë banorë në Republikën e
Shqipërisë, si dhe rreth 3 mijë biznese të cilat ushtrojnë aktivitetin në zonat e transformuara prej
tyre.
Duke ndjekur të njëjtën program do të vazhdohet “Rilindja Rurale”, që do të jetë programi i
integruar i zhvillimit të qendrave të banuara, zonave me interes turistik, apo i zonave rurale në të
cilat do të synohet përmirësimi infrastrukturës, vlerësimi i traditave dhe trashëgimisë kulturore,
rritja e nivelit të shërbimeve publike, përmirësimi estetik i qendrave të banuara që i jep mundësi
zonave të caktuara rurale të kenë një trend pozitiv zhvillimi ekonomik, të diversifikuar dhe të
qëndrueshëm, duke krijuar njëherazi edhe premisat për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Programi i 100 fshatrave dhe krijimi i rrjetit të agroturizmit shqiptar
Programi më ri i qeverisë për katër vjecarin e ardhshëm është Programi i Integruar për
Zhvillimin Rural (PIZHR) – Programi i 100 fshatrave që synon të krijojë për herë të parë

modelin e suksesit në zhvillimin e integruar rural të vendit, sipas standardeve më të mira
evropiane.
Qasja e integruar për zhvillimin rural do të targetojë objektiva të matshëm për zhvillimin e
hapësirës rurale, nëpërmjet fokusit të qendërzuar (programim i integruar dhe i koordinuar) i
investimeve publike, atyre të donatorëve dhe investimeve private, në hapësirën e mirë përcaktuar
të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit
rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore.
Agroturizmi dhe turizmi rural janë veprimtari të cilat kanë një potencial të lartë zhvillimi për
zonat rurale në Shqipëri dhe tashmë në shumë fshatra të Shqipërisë kanë filluar të funksionojnë
ferma që ofrojnë shërbime në agroturizëm dhe kanë arritur në një kohë të shkurtër rezultate
shumë të mira ekonomike dhe sociale (Thethi, Voskopoja, Dardha etj.).
Në kuadër të programit të 100 fshatrave do të mbështetet me instrumente financiare dhe fiskale
krijimi i një rrjeti fermash agroturistike, që plotësojnë kriteret dhe standardet e përcaktuara, të
cilat do të jenë baza e rrjetit shqiptar të agroturizmit. Mbështetja për të krijuar një masë kritike të
numrit të sipërmarrjeve të agroturimzit në Shqipëri do të shërbejë për rritjen e punësimit në zonat
rurale, krijimin e një destinacioni dhe “marke” të veçantë të agroturizmit në Shqipëri, krahas
ofertave të tjera turistike, si dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe vlerave tradicionale të
fshatit shqiptar.
Lista me 100 fshatrat
Qytet Fshat
Shkodër, Malësi e
Madhe

Lëpushë, Razëm/Vrith, Theth, Drisht, Qelëz, Kryezi, Mjedë,
Zogaj

Kukës, Tropojë Valbonë, Cahan, Shtiqen, Shishtavec
Lezhë Fishtë, Ishull-Lezhë, Orosh, Skuraj, Kukël
Dibër, Bulqizë Radomirë, Bushkash, Rabdisht, Zerqan, Guri i Bershë
Durrës, Krujë Halilaj, Shetaj, Radë, Metaliaj, Shënvlash, Gjepalaj
Tiranë, Kavajë Prezë, Marikaj, Shesh, Laknas, Shëngjergj, Pëllumbas, Pezë,

German, Karpen, Vilë Bashtovë

Elbasan, Librazhd Stëblevë, Dardhë, Rrajcë, Skënderbej, Shushiucë, Gjinar,

Shënavlash, Sotirë, Shtremen, Pajovë, Seferan

Lushnjë, Fier Goricaj, Krutje, Ardenicë, Libofshë, Luar, Siceqë, Hekal, Çakran
Berat, Skrapar, Kuçovë Kozarë, Malas Breg, Roshnik, Qafë Dardhë, Kapinovë, Blezenckë
Vlorë, Sarandë Zvërnec, Drashovicë, Plloçë, Kaninë, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë,

Rusan, Çukë, Mesopotam, Mursi, Tragjas

Gjirokastër Kalivaç, Nivicë, Peshtan, Kosinë, Malëshovë, Leuse, Antigone,

Zhulat, Dhoksat, Lazarat, Nepravishtë, Sotirë

Korçë, Pogradec Lin, Tushemisht, Gurras, Zvirinë, Zaroshkë, Voskopojë,

Boboshticë, Dardhë, Arrëz, Nikolicë, Rehovë, Borovë

Zonat e mbrojtura
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një sistem përfaqësues të zonave të mbrojtura (ZM), që shtrihet
në pothuajse 16% të territorit të vendit. Baza e sistemit të zonave të mbrojtura konsiston
kryesisht në 15 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e pejzazhe të mbrojtura,
në të cilat strehohen vlerat më të mëdha natyrore dhe biodiversitetit në vend. Përveç kategorive
kryesore, ka filluar të jetë prezent edhe kategoria e Parqeve Natyrorë Rajonal (PNR) që lidhet me
inisiativat dhe vendimet e organeve vendore.
Në kuadër të sipërfaqes së zonave të mbrojtura Ministria po punon që deri në fund të vitit 2016
me shpalljen e disa zonave të tjera të rëndësishme dhe parqeve të tjera rajonal sipërfaqja totale të
shkoj më shumë se 18% të territorit të vendit.
Zonat e Mbrojtura në Shqipëri kthehen në territore për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës e
biodiversitetit, duke promovuar vlerat e tyre të shumllojshme (turistike/rekreative, kulturore,
gastronomike, estetike, pejsazhistike, shëndetësore, shpirtërore, etj.), në shërbim të zhvillimit të
qëndrueshëm me ndikim pozitiv të komuniteteve lokale dhe rritjes së mirëqënies së tyre.

Klima, Flora dhe Fauna
Shqipëria ka klimë tipike Mesdhetare me dimër të butë, të lagësht dhe verë të ngrohtë, me diell,
deri në 300 ditë të lehta në vit. Me kushte të mëdha klimatike Shqipëria është një "destinacion
gjatë gjithë vitit"
Flora e Shqipërisë është paraqitur nga 165 familje me 910 gjini. Rreth 15% janë specie të
elementeve të Ballkanit dhe të tjerët janë nënbalkanikë. Elementi floristik mesdhetar përfshin
24% të diversitetit të llojeve, nga të cilat 8% janë ë-mesdhetare, 7% steno-mesdhetare, 25%
atlantik-mesdhetar etj. Elementi floristik evropian përbëhet nga 18% ku grupi kryesor janë nga
jugu Evropë (5,5%) dhe nga Evropa Juglindore (4,5%).
Fauna e egër shqiptare përbëhet kryesisht nga elementi ë-aziatik, por edhe nga elementet
holarctik, elementi i Mesdheut dhe speciet endemike dhe sub-endemike të Ballkanit. Vendi është
një bio korridor për lëvizjen e faunës nga Veriu në Jug të Evropës dhe më tej në Afrikën e Veriut
dhe Azinë e vogël dhe anasjelltas.
Në detet Adriatik dhe Jon dhe në ujërat e brendshme gjendet një faunë e pasur e jovertebrore dhe
vertebrate që fillojnë nga coelenterate deri gjitarët e mëdha. Nga jovertebrorët vërehen rreth 46
lloje të echinoderm, 115 lloje të crustacean dhe 520 specieve të molusqeve bivalve dhe

gastropodit të ujit të detit, ujë të freskët dhe tokë, nga një total prej 720 llojeve të pritura në këtë
grup. Ajo numëron rreth 4.000 specie insektesh, nga një numër prej 14.000 llojeve të pritura.
Grupi i madh përfaqësohet nga Order Lepidoptera me rreth 1700 lloje, e ndjekur nga Urdhri i
llojit të krahut membranor me 850 lloje, me krahë të ngurta me 600 lloje dhe në fund gjysma
gjysmë solide me 320 lloje.

Pse të investosh në sektorin e turizmit në Shqipëria?
1. Klimë liberale dhe reformiste investimi
Ligji "Për Turizmin" ofron stimuj shumë konkurruese për investitorët e huaj.
Ligji ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke synuar ta shndërrojë
atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vitet e ardhshme. Ministria
përgjegjëse për sektorin e turizmit është lidhja midis Qeverisë së Shqipërisë, autoriteteve lokale
dhe investitorëve strategjikë dhe luan rolin e monitorimit në zbatimin e marrëveshjeve të
nënshkruara për investime të ndryshme në këtë sektor.
Për Investitorët, Shqipëria është nje treg atraktiv në rritje, me strukturë të qëndrueshme
ekonomike, politike dhe juridike, si dhe me kuadër ekonomik të liberalizuar dhe kushte të
përshtatshme për të bërë biznes.

2. Kosto konkurruese e punës
• Paga mesatare në Shqipëri është një nga më konkurruesit në rajon
• Lehtësi administrative, regjistrimi i një biznesi të ri mund të përfundojë brenda 24
orëve me një kosto minimale prej 100 lekë (<1 €)
• Model “One Stop Shop”
3. Popullsi e re dhe e arsimuar
• 57% e popullsisë së Shqipërisë është nën moshën 35 vjeçare
• Çdo vit, më shumë se 100,000 studentë regjistrohen në universitetet shqiptare
• Një numër i madh i studentëve shqiptarë regjistrohen në universitetet evropiane në
vende si: Italia, Greqia, Gjermania, Franca, etj
• Anglisht, italisht dhe greqisht janë gjuhë të folura gjerësisht ndërsa frangjisht dhe
gjermanisht mësohen në shkollë
4. Taksa konkuruese dhe incentiva
• Sistemi i taksave në Shqipëri nuk bën dallim ndërmjet investitorëve të huaj dhe atyre
vendas
• Norma konkurruese të taksave, TVSH për strukturat akomoduese në turizëm është 6%.
• Shqipëria 1 Euro Skemë

5. Vendndodhja optimale gjeografike
• Vendndodhja strategjike e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor
• Lidhja me Italinë nëpërmjet porteve të ndryshme në Adriatik dhe detit Jon.
• Shqipëria është një urë ndërmjet Evropës veriore dhe jugore me një rrjet në rritje të
lidhjeve të transportit si portet, rrugët dhe aeroportet.
6. Destinacioni turistik i rekomanduar
E favorizuar nga klima e saj dhe e gjendur mes maleve dhe detit, Shqiperia është një vend ku
mund të mahnitesh nga kultura e saj e lashtë dhe nga panoramat e saj natyrore.
Një destinacion turistik i rekomanduar:
• Revista Forbes e rendit Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për 2017-tën.
• Lonely Planet, “Zbuloni plazhet e fshehura të Shqipërisë”.
• Open Minded, media franceze publikon një artikull për Shqipërinë turistike, e
cilëson Shqipërinë një destinacion të ruajtur jashtë rrugëve të rrahura … dhe nga
turistët!
• Britanikja “The Telegraph” nuk e harron edhe këtë vit Shqipërinë. “Zbulojeni vetë
Rivierën Shqiptare”
• "L'Express" në Francë, e cilëson Shqipërinë si një ndër vendet turistike mjaft
atraktive për t’u vizituar në Ballkan.
• Liberoquotidiano.it, në Itali shkruan, “Shqipëria, parajsa e re për të kaluar pushimet:
det fantastik dhe peshk i freskët”.
• TV Francë 2, shkruan një reportazh për turizmin e Shqipërisë, duke arritur një rekord
shikueshmërie prej 8 milionë qytetarësh francezë.

Investime në Zona me përparësi zhvillimin e turizmit
“Zona me përparësi zhvillimi” janë zonat rajonale dhe/ose lokale të qeverisjes vendore, të cilat
konsiderohen si zona të një rëndësie të veçantë dhe që kanë nevojë për mbështetje të posaçme me
qëllim zhvillimin ekonomik, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe
shfrytëzimin me efiçencë të burimeve e infrastrukturave publike.
Investimet në fushën e turizmit sipas ligjit dhe lehtësitë që përfitojnë investimet me status
“Investime strategjike”. Është parashikuar që në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit shteti të
marrë rolin e zhvilluesit, si dhe të përfshihet në forma të ndryshme partneriteti. Pasuritë e
paluajtshme në pronësi të shtetit apo të njësive të qeverisjes vendore, që ndodhen brenda zonave
me përparësi zhvillimin e turizmit, brenda dy muajve nga miratimi i zonës, kalojnë në
administrim të ministrisë përgjegjëse për turizmin.
Në rastin e investimeve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, parashikohet vënia në
dispozicion e pasurisë së paluajtshme për ndërtimin e strukturave akomoduese dhe strukturave të

tjera turistike. Kohëzgjatja e vënies në dispozicion është deri në 99 vjet. Vënia në dispozicion e
pasurive të paluajtshme shtetërore mund të bëhet edhe nëpërmjet kontratës simbolike 1 Ë.
Me qëllim tërheqjen e investitorëve dhe nxitjen e investimeve në turizëm, me miratimin paraprak
të ministrisë përgjegjëse, është parashikuar që:
• transferimi i veprimtarisë, si e tërë apo i një pjese të aksioneve te të tretët, të bëhet vetëm
me miratimin e ministrit përgjegjës për turizmin, pa ndryshuar objektin e veprimtarisë;
• transferimi i pronësisë te të tretët, i strukturave të veçanta akomoduese, të bëhet vetëm
me miratimin e ministrit përgjegjës për turizmin, pasi këto 7 struktura të jenë paraqitur të
detajuara në projektin e investimit dhe si aneks i veçantë i marrëveshjes me investitorin.
Përveç sa më sipër, për investimet me statusin “Investime Strategjike të Veçanta” në turizëm
është parashikuar edhe:
• transferimi i së drejtës së pronësisë të pasurive të paluajtshme shtetërore tek investitori
privat, nga ana e Këshillit të Ministrave, rast pas rasti;
• Kur vlerësohet nga Këshilli i Ministrave, marrëveshja për realizimin e investimit
strategjik miratohet me ligj të posaçëm në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu, për të gjitha investimet strategjike pranë brigjeve të detit dhe liqenit parashikohet që:
• të vihet në dispozicion një hapësirë e plazhit, në raport me kapacitetin e strukturës
akomoduese;
• në rastet kur një strukture turistike i nevojitet një port turistik apo pontil i përhershëm, si
infrastrukturë mbështetëse, ministria përgjegjëse për turizmin i propozon Këshillit të
Ministrave shpalljen e portit turistik apo pontilit të përhershëm, në funksion të kësaj
strukture turistike.
Në rastin e investimeve jashtë zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, leja e ndërtimit, që
lëshohet nga autoriteti vendor i planifikimit, duhet të marrë pëlqimin paraprak të ministrisë
përgjegjëse për turizmin.

Legjislacioni për Investime në Sektorin e Turizmit
Legjislacioni për Investime në Sektorin e Turizmit, synon të promovojë Shqipërinë si destinacion
turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të
qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e
turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve
pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.
Ligji për Turizëm

Ligji Nr. 93/2015 mbi Turizmin ofron një ofertë shumë konkurruese për investitorët e huaj dhe
vendas.
Ligji i mbi turizmin ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke synuar
ta shndërrojë atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vitet e ardhshme.
Ministria përgjegjëse për sektorin e turizmit është lidhja midis Qeverisë së Shqipërisë,
autoriteteve lokale dhe investitorëve strategjikë dhe luan rolin e monitorimit në zbatimin e
marrëveshjeve të nënshkruara për investime të ndryshme në këtë sektor.
Ligji turizmit inkurajon investitorët e mëdhenj të cilët kërkojnë të zbatojnë vendpushimet
turistike duke i dhënë në përdorim tokën shtetërore përmes "skemës së Shqipërisë 1 €".
• Çdo pasuri e patundshme në pronësi të shtetit ose autoritetit lokal bëhet një pronë nën
administrimin e Ministrisë së Turizmit brenda dy muajve pasi zona është shpallur "një fushë
prioritare për zhvillimin e turizmit".
• Ministria ka të drejtë t'i japë kësaj zone një investitori privat për qëllime investimi, duke
aplikuar skemën e qirasë "Shqipëtare 1 Ë" për një periudhë 99 vjeçare.
• Thjeshtimi administrativ
• Regjistrimi i një biznesi të ri mund të përfundojë brenda 24 orësh me një kosto minimale prej
100 lekësh (<1 ë)
• Kjo mund të bëhet në dritaren e shërbimit të zyrës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit
(QKR) në Tiranë ose në cilindo prej 32 zyrave të QKR në të gjithë vendin
• Kërkesat për licenca dhe lejet mund të dorëzohen në dritaren e shërbimit të zyrës së Qendrës
Kombëtare të Licencave (QKL) në Tiranë ose në ndonjë nga zyrat e tjera të QKL-së në të
gjithë vendin
Gjithashtu, aktet nënligjore në zbatim të ligjit të turizmit rregullojnë dhe krijojnë lehtësira në
ushtrimin e veprimtarive në industrinë e turizmit në:
 “Agjenci udhëtimi”, person fizik ose juridik, i cili, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose si
ndërmjetës, merr përsipër t’u ofrojë turistëve dhe personave të tjerë, si individë apo të
organizuar në grup, çdo lloj shërbimi udhëtimi, përfshirë akomodimin në struktura pritëse
për turistët, këshillimin dhe ofrimin e shërbimeve të udhëtimit me ajër, me tokë e me det,
të ekskursioneve të organizuara, si dhe një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse, që lidhen
me industrinë e turizmit. (VKM nr. 709, datë 12.10.2016 “Për kërkesat dhe kriteret për
ushtrimin e veprimitarisë së Agjencisë të Udhëtimit”)
 “Operatori turistik”, person fizik dhe juridik që zhvillon një veprimtari tregtare, e cila ka
të bëjë me dizenjimin dhe organizimin e një udhëtimi/pakete të paraplanifikuar e të
promovuar me anë të katalogëve, fletëpalosjeve, reklamave në TV etj. (VKM nr. 710,
datë 12.10.2016 “Për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarivsë të Operatorit
Turistik”)

Legjislacioni mbi investimet strategjike
Shqipëria ka miratuar një kuadër liberal të hartuar për të krijuar një klimë të favorshme investimi
për investitorët e huaj.
Legjislacioni i posaçëm për investimet strategjike synon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve
strategjike.
Qëllimi i legjislatorit është të tërheqë investimet me kapital të konsiderueshëm të cilët zbatohen
në sektorët ekonomikë të cilët konsiderohen si strategjikë për zhvillimin e vendit.
Objektivat e këtij legjislacioni janë të lidhura me zhvillimin e ekonomik të vendit, punësimin dhe
zhvillimin e rajoneve.

Për këtë qëllim, legjislacioni u ofron investitorëve strategjike mekanizma nxitës dhe mbështetës,
duke i konsideruar këto investime si prioritare dhe duke u garantuar një sërë masash, shërbimesh
dhe lehtësi administrative.
Paketa ligjore mbi investimet strategjike në fushën e turizmit, përbëhet nga legjislacioni i më
poshtëm:
Ligj nr. 93/2015, “Për Turizmin”
Ligj nr. 114/2017, “Për disa shtesa në Ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin”Ligj nr.
55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”

Statuset strategjike dhe procedurat e përshpejtuara
Investimeve strategjike legjislacioni u ofron statuse preferenciale për të cilat zbatohen procedura
të përshpejtuara. Statuset preferenciale miratohen nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Për
secilin status, legjislacioni parashikon kryerjen e procedurave favorizuese përkatëse. Statuset dhe
procedurat preferenciale të projekteve strategjike janë:

a) Projekt potencial strategjik:
Projekti potencial strategjik është një projekt i mundshëm investimi, me ndikim strategjik
për zhvillimin e vendit dhe me interes publik. Ky status është paraprak dhe i garantohet
projekteve të konsideruara me potencial strategjik, deri në momentin e dhënies së statusit
“Investim/investitor strategjik”.
b) Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar:

Procedura e asistuar është procedura e posaçme sipas së cilës administrata publike ndjek,
koordinon, asiston, mbikëqyr dhe përfaqëson investimin strategjik përgjatë fazave të
zbatimit të tij.
c) Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë
Procedurë e veçantë është procedura e posaçme me të cilën jepet mbështetje me rregulla të
veçanta
për investime strategjike me ndikim në ekonomi, punësim, industri, teknologji dhe/ose
zhvillim rajonal, me synim lehtësimin dhe përshpejtimin e investimeve.

Me miratimin e Ligjit nr. 114/2017 “Për disa shtesa në Ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin”,
“Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton subjektin, i cili
financon ndërtimin dhe/ose merr përsipër ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 ose 5 yje,
status special, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, për subjektin që plotëson të gjitha
kushtet e mëposhtme:
a) është investitor në një strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, në Republikën e Shqipërisë,
të certifikuar si e tillë nga struktura përgjegjëse, sipas këtij ligji për turizmin;
b) vlera e investimit është të paktën 8 milionë ë për ndërtimin e strukturës akomoduese me 4
yje dhe të paktën 15 milionë ë për ndërtimin e strukturës akomoduese me 5 yje.
Subjektet, që përfitojnë statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status
special” nënshkruajnë marrëveshje zhvillimi me ministrinë përgjegjëse për turizmin, në të cilën
parashikohen detyrimet e ndërsjella, afatet e realizimit të projektit, vlera e projektit, ndalimet për
tjetërsimin e pronësisë së strukturave të ndërtuara apo pjesëve të tyre, si dhe pasojat nga
mosrespektimi i detyrimeve të ndërsjella.”.
Procedurat administrative në lidhje me përgatitjen dhe zbatimin e një projekti investues
strategjik, janë me prioritet, renditen të parat në radhë dhe ndiqen me procedurë të përshpejtuar
nga administrate publike.