Programi i Transparences

Programi i Transparencës

 

Në përputhje me ligjin nr. 9000 datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” dhe të nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Këshillin e Ministrave.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Kryeministria ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Kryeministria do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare http://www.kryeministria.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm dhe aksesueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

https://kryeministria.al/al/newsroom/programi-i-transparences

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR MINISTRINË E TURIZMIT DHE MJEDISIT

REGJISTRI I KËRKESAVE & PËRGJIGJEVE PËR INFORMACION MJEDISOR  Janar 2015 – Dhjetor 2015

REGJISTRI I KËRKESAVE & PËRGJIGJEVE PËR INFORMACION MJEDISOR Janar 2016 – Dhjetor 2016

REGJISTRI I KËRKESAVE & PËRGJIGJEVE PËR INFORMACION MJEDISOR Janar 2017 – Dhjetor 2017

Konventa e Aarhusit

Konventa e Aarhusit

Raportimi Aarhus Convention 2017

VKM E INFORMIMIT 2012

VKM Per Terheqjen e Mendimit te Publikut ne Vendimarrje per Mjedisin


 Koordinatori për të Drejtën e Informimit z. Fludian ÇUKA

Cel: +355696309351

Email:fludian.cuka@turizmi.gov.al